Kotzias mesazh Hahn: Korrigjoni deklaratën për ‘çamët’ ose pasoja të rënda Greqi-BE
Qëndrimi i Bashkimit Europian për cështjen came, prej ditësh ka nxitur një reagim të ashpër nga ana e Greqisë. Përmes një letre, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias i drejtohet Komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn një përgjigje për një keqinterpretim siç e interpreton Ministria e Jashtme greke, çështje came, si jo-ekzistente midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Sipas materialit, nënvizohet se Kotzias kritikon Komisionerin për trajtimin në “mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze, dmth pa u konsultuar apo hulumtuar në mënyrë të plotë për çështjen kur pozicioni i Greqisë i është bërë i njohur Komisionit”. Greqia nuk do të njohë kurrë “Çështje çame”:
Në letër thuhet se:”Unë përfitoj nga ky rast për të përsëritur edhe një herë qëndrimin tonë të fortë për këtë çështje. Për Greqinë, nuk ka asnjë “çështje çame”. Prandaj, nuk ka pasur dhe kurrë nuk do të jetë një çështje e tillë për axhendën shqiptare greke”.
Kotzias paralajmëron se “nëse Komisioni do të miratojë argumentet nacionaliste të atyre që këmbëngulin në rivendosjen e një problematike jo-ekzistente, kjo do të përbënte pranimin e një tregimi revizionist të historisë europiane, e cila do të frymëzonte irredentizmin, duke rikkthyer në shumë pjesë të kontinentit çështje të zgjidhura në mënyrë të pakthyeshme menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.”
Ndërsa për vendin tonë, Kotzias sygjeron se vendi të sillet si një vend i denjë aspirant për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Shqipëria duhet të mbetet e angazhuar për reformat evropiane. Rrjedhimisht, zbatimi i qëndrueshëm, i integruar dhe i plotë i pesë prioriteteve kyçe është thelbësore për fillimin e negociatave për anëtarësim. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për transformimin e përgjithshëm institucional të vendit dhe kredibilitetin e procesit të zgjerimit “- thuhet në letrën e ministrit të Jashtëm grek.
KOHA JONË SONDAZH

