Koventa e 25 korrikut, Braimllari takon delegatët e Korçës: LSI është forcë përcaktuese në zgjedhjet vendore
LSI do të mbajë Konvetën më 25 korrik. Ndaj dhe këtë të hënë sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari është takuar me delegatët e Korçës. Ai thotë se LSI është forcë përcaktuese në zgjedhjet vendore.
”Në Korçë, në takim me delegatët e Konventës Kombëtare të LSI. Koventa e 25 korrikut, moment shumë i rëndësishëm për zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe ridimensionimin e opozitës. LSI është forcë përcaktuese në zgjedhjet vendore. Të punojmë çdo ditë në funksion të hapjes dhe organizimit të LSI”,-shkruan në facebook.