Kozeli: Rruga e Ksamilit përfundon para sezonit turistik

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektoi punimet për ndërtimin e rrugës së Ksamilit, duke vlerësuar ritmin e avancuar të punimeve dhe respektimin e parametrave të sigurisë rrugore. Segmenti hyrës për fshatin turistik është tashmë drejt përfundimit, duke mundësuar qarkullim më të sigurt dhe më të shpejtë për vizitorët dhe banorët e zonës.

Gjatë inspektimit, Kozeli theksoi rëndësinë e përfundimit të punimeve para nisjes së sezonit të ri turistik, për të lehtësuar trafikun dhe për të përmirësuar infrastrukturën rrugore drejt një nga destinacionet më të vizituara të vendit. Në kuadër të këtij projekti, punimet përfshijnë edhe shtrimin e trotuareve panoramike dhe korsive për biçikleta, nga qyteti deri tek kryqëzimi për në plazhin e Pulëbardhës, duke krijuar mundësi për qarkullim të sigurt për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, përmes përmirësimit të infrastrukturës rrugore, synohet të rritet siguria, të reduktohet koha e udhëtimit dhe të mbështetet zhvillimi turistik i zonës, që konsiderohet një destinacion kryesor për pushuesit vendas dhe të huaj. Kozeli tha se ARRSh do të vazhdojë të monitorojë nga afër çdo fazë të projektit, për të garantuar përfundimin e punimeve brenda afateve të parashikuara dhe për të siguruar standarde të larta të sigurisë rrugore dhe cilësisë së infrastrukturës. Ky projekt është pjesë e planit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe rrugore në të gjithë vendin, me fokus në destinacionet strategjike dhe zonat me fluks të lartë vizitorësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?