Kozeta kishte 8 vite e lidhur me autorin e dyshuar, i riu i kishte marrë 20 mln lekë. Del që ka probleme të shëndetit mendor
Mëngjesin e kësaj të hëne, 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa shenja jete në banesën e saj, në një kohë kur shtëpia ishte përfshirë nga flakët. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga asfikësia, por më pas u zbuluan shenjat e thikës në qafë, të cilat zbuluan se bëhet fjalë për vrasje. Kozeta Teço është vrarë nga i dashuri i saj, Ilirjan Selmani. Ky i fundit më pas, i vuri flakën banesës për të zhdukur gjurmët e tij, por nuk ia doli dot.
Ilirjan Selmani i cili dyshohet se kishte lidhje intime me Kozeta Teçon, fillimisht e ka vrarë 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjakun duke pastruar vendin e krimit dhe në fund i ka vënë zjarrin ambienteve të shtëpisë.
I riu ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët, por u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur diçka në koshin e mbeturinave aty pranë. Brenda koshave nuk kishte gjë tjetër veç peshqirëve dhe kartopecetave me gjakun e viktimës. Ai punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, rezulton gjithashtu të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Po ashtu, është zbuluar se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.
Teço në biseda me persona të afërt, kishte pohuar se Selmani i kishte marrë rreth 20 milionë lekë në total gjatë viteve të lidhjes. Paratë sipas saj i vinin nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë. Madje kjo e fundit e kishte vizituar disa orë para se e motra të vritej dhe ishte kthyer për në Tiranë. Se çfarë kanë diskutuar me njëra-tjetrën, ende nuk dihet. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

