KPA pushon ankimimin për gjyqtaren Sonjela Voskopi, mbetet në fuqi konfirmimi i saj në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pushuar ankimimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte lënë në detyrë gjyqtaren e Korçës, Sonjela Voskopi. Ky vendim ka bërë që konfirmimi i saj në detyrë të mbetet në fuqi. Vendimi u mor me shumicë votash, pasi drejtuesi i SPAK kërkoi në përfundim të gjykimit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Voskopit.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 34/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 768, datë 31.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në pikën 6 të nenit 4 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në shkronjën “b” të nenit 451 dhe nenin 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 34/2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 768, datë 31.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 05.02.2026, në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?