KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dostin

Gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti është shkarkuar nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi u mor nga trupi Gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Dosti u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më 3 dhjetor 2021, por vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 479, datë 03.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”,-thuhet në vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?