KPA shkarkon nga detyra prokurorin që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri

Prokurori Besim Hajdarmataj nuk kalon Vetting-un, KPA e shkarkon nga detyra.  Në vendimin e tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi se Hajdarmataj nuk justifikon pasurinë cash.

Sipas KPA, Hajdarmataj ka mangësi të thella në njohjen e ligjeve, si dhe ka shfaqur shkelje të ligjeve në procedimet që ka administruar gjatë kohës që ka qenë në krye të Prokurorisë.

Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cenuar besimin e publikut te sistemit i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme, për këtë arsye vazhdimi i ushtrimit të funksionit të tij do të ishte i papërshtatshëm. Vendoset shkarkimi i tij nga detyra“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori Hajdarmataj ishte ai që hetoi dhe kërkoi arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?