KPK e shkarkoi, gjyqtari Mustafaj: Sot humbi vendi, jo unë
KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafajn.
Gjatë seancës dëgjimore, Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.
Pas vendimit të KPK-së, gjyqtari u shpreh se vendimin do ta ankimojë në instancat më të larta, ndërsa tha se me këtë vendim nuk ka humbur ai, por ka humbur vendi.
“Dua t’i them opinionit publik se Ilir Mustafaj është një gjyqtar me 23 vite karrierë në sistemin e drejtësisë. 23 vite profesor i së Drejtës, botues i shumë librave brenda dhe jashtë vendit dhe mbajtës i të vetmit titull Profesor Doktor në sistemin e drejtësisë.
Unë kam mbështetur fort reformën në drejtësi, institucionin e vetingut gjithçka që është bërë në të mirë të drejtësisë por sot kundërshtoj fort këtë vendim të komisionit që është marrë në kundërshtim me provat, ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë.
Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë vendimin në instanca më të larta dhe jam i bindur që ato do të vendosin pro drejtësisë së tij. Por sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional të karrierës dhe një profesor të së drejtës”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

