KPK: Prokurori Arben Nela ka fshehur pasurinë

Një tjetër prokuror ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Arben Nela, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë përballet sot me KPK.

Trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari. Nela është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë çfarë e bën pjesë të listës prioritare.

Në seancë, KPK ka lexuar raportin për prokurorin Nela. Sipas ILDKPI Arben Nela nuk ka bërë deklarim të saktë dhe po kështu s’ka burime të mjaftueshme financiare. Raporti thotë se prokurori Nela ka bërë fshehje të pasurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?