KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Përmetit
Aktualitet E Enjte, 23 Shtator 2021 18:47
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci.
Gjaci ishte prezent gjatë dhënies së vendimit.
KPK mori vendimin për shkarkimin e tij bazuar në informacionet e tre kritereve të vlerësimit.
Gjaci mund të apelojë brenda 15 ditësh në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
KOHA JONË SONDAZH

