KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë këtë të enjte nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçanin.

Pas shqyrtimit të tri kritereve vlerësuese për kryetaren e Gjykatës Administrative në Durrës, rezulton se vendimi është marrë për shkak se gjyqtarja ka shfaqur probleme me pasurinë. Kështu, KLP-ja arriti në përfundimin se Marjana Velçani nuk rezulton e “kulluar” dhe si rrjedhojë nuk mund të konfirmohet në detyrë.

Procesi i “vettingut” ka larguar deri tani shumë emra të përfolur gjyqtarësh dhe prokurorësh nga institucionet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?