KPK shkarkon nga detyra prokurorin Adriatik Cama

Në seancën e kësaj të enjte, KPK mori vendimin që shkarkon nga detyra prokurorin Adriatik Cama.

Edhe pse prokurori rezulton bashkëpronar i vetëm një apartamenti në Tiranë, i një dyqani dhe një automjeti, deklaratat dhe të ardhurat për blerjen e tyre u cilësuan nga Vetting-u si kontradiktore dhe të pajusfitikuara.

Por, pika që rëndon më tepër për prokurorin Cama ka lidhje me raportin sekret të DSIK-së, që pas deklasifikimit hedh hije dyshimi mbi njeriun e drejtësisë. Sipas KPK-së, prokurori Adriatik Cama ka pushuar hetimet për një kontrabandist në vitin 2005 në Lushnje, së bashku me një prokuror tjetër, vendim për të cilin është paguar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?