KQZ certifikon zgjedhjet e 25 qershorit, ja tabela finale

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në një mbledhje ditën e sotme, KQZ ka miratuar unanimisht rezultatin që nxorri fitues Partinë Socialiste me 74 mandate, PD 41 mandate, LSI 18 mandate, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat. Në një konferencë për media zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha u shpreh se procesi në përgjithësi ishte i qetë, me standarte dhe përfundoi me rezultate pozitive. KQZ miratoi rezultatet përfundimtare si dhe tabelën përfundimtarë për Qarkun e Beratit që kishte kontestime.

Debate mes Ivi Kaso e Salianjit

Ndërkohë edhe kjo mbledhje pati debate me përfaqësuesit të PD Kaso dhe atij të PS-së Salianji. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha se zgjedhjet ishin të paligjshme, pasi sipas tij votat u blenë nga paratë e drogës dhe krimit. “Zgjedhjet janë të paligjshme, pasi paratë e krimit blenë votat. 10-15 familje për QV u mbajtën larg kutive përmes presionit”,-tha Kaso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji tha se deklaratat e Ivi Kasos nuk kanë lidhje me qeveria nuk ka prerë shirita për zgjedhjet. “Deklarata e PD është autogol. Vetëm nëse ministrat e tyre nuk kanë bërë detyrën. Ky ka qënë procesi më i rregullt Opozita kontrolloi procesin zgjedhor dhe jo PS. Ata kishin ministrin e brendshëm.Opozita kontrollon qeverinë. Ne nuk mund të shtonim në marrëveshje një pikë që zgjedhjet e fiton PD”,-u shpreh Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilltarët e LSI-së 

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka zëvendësuar edhe këshilltarët e LSI-së në këshillin bashkiak Tiranë, pasi u bënë deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. KQZ ka zëvendësuar Shezai Rrokajn, Endrit Braimllarin dhe Floida Kërpaçin, dhe në vend të tyre morën mandatin e këshilltarit bashkiak, Ermir Bego, Naim Halili, dhe Genta Mezini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?