KQZ çregjistron vëllanë e Mhill Fufit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon kërkesën e PS-së dhe vendos çregjistrimin e kandidatit të PD-së Ilir Pjetraj për kryetar bashkie në Kurbin.

Ilir Pjetraj është vëllai i deputetit demokrat Mhill Fufi.

Vendimi u mor me 4 vota pro për të shpallur të paligjshëm vendimin e KZAZ-së.

Pro çregjistrimit ishte dhe kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi.

Përfaqësuesi ligjor Genc Gjonçaj mbrojti sot paradite në KQZ kërkesën ankimore të socialistëve.

Sipas PS-së “Regjistrimi ishte i jashtëligjshëm dhe duhej shfuqizuar vendimi KZAZ pasi dokumentet për kandidatin Pjetrajt ishin paraqitur me 13 maj dhe ky veprim është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”.

SHKARKO APP