KQZ e fal, SPAK-u e merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari
Aktualitet Kryesore E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 12:32
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari merret zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Hajdari është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku i është kominikuar akuza për falsifikim të formularit të dekriminalizimit pasi kryebashkiaku i Kuçovës nuk kishte deklruar një dënim nga Gjykata e Janinës.
Ndërkohë një ditë më parë, KQZ vendosi të mos i ndërpresë mandatin si kryebashkiak i Kuçovës.