KQZ e re gati për zgjedhje/ Prezantohen anëtarët e Komisionit Rregullator dhe KAS-it (Emrat)

Tashmë KQZ-ja e re ka gati të gjitha organet e saj për administrimin e procesit zgjedhor të 25 prillit 2021.

Sot janë prezantuar  anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në prezantimin e anëtarëve të dy organeve të reja se uron që puna do të shkojë përpara dhe shtoi se shpreson në një bashkëpunim mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sfidë që i ngarkohet KQZ-së së re është edhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje. Kjo do te jëtë një detyrë ekskluzive e numrit dy të KQZ-së, nënkomisioneres Lealba Pelinku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush janë anëtarët e KAS:

Ledio Braho, Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele dhe Elvis Çefa

Anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve

Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?