KQZ i jep mandatin, Fredi Beleri kërkon pushimin e çështjes në GJKKO

Edhe pse në burg për shitblerje vote, këtë të enjte KQZ-ja certifikoi rezultatin që prodhuan zgjedhjet lokale edhe për bashkinë e Himarës, ku fitues është Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”. Çështja Beleri ka shkruar edhe në kongresin amerikan, si edhe në Athinë janë mbajtur protesta pro tij.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme, u certifikua rezultati edhe për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimojnë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg. Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet. Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

SHKARKO APP