KQZ-Kuvendit: Mos miratoni ”Paketën e Maleve” dhe tatimin mbi vlerën e shtuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Kuvendit që të mos miratojë dy projektligje, ato për paketën e maleve dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar, duke theksuar se këto ndryshime mund të ndikojnë në elektorat. Komisioneri Ilirjan Celibashi, tha se miratimi i këtyre projektligjeve mund të krijojë perceptimin e përdorimit të tyre për qëllime elektorale. Ai shtoi se duhet shmangur çdo ndikim në elektorat përmes ndryshimeve në politikat fiskale në periudhën e zgjedhjeve.

Postimi i plotë

Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?