KQZ mund të ndezë një përplasje të re opozitë-mazhorancë

Formula e kompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e miratuar me konsensus  në vitin  2012 ka dështuar. Përfundimi i  mandatit të 4 anëtarëve, ka nxjerrë në pah krizën e KQZ-së vetëm 8 muaj para zgjedhjeve vendore.

Nëqoftëse respektohet  kodi zgjedhor fjalë për fjalë, PD në këtë institucion rrezikon të mbetet vëtëm më një anëtar, plus kryetarin Klement Zguri, ndërsa  PS merr shumicën e anëtarëve.

Por ka dhe një skenar. Nëqoftëse i referohesh ligjit në germë, gjë që vitet e fundit kjo është shmangur, pasi në të gjitha zgjedhjet që parlamenti ka bërë vitet e fundit, për këtë institucion ka respektuar parimin e balances së forcave politike në  Komsionin Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë rast nëse respaktohet ky parim, Lëvizja Socialisite për Integrim, goditet në këtë institucion duke mbetur pa asnjë përfaqësues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të marrëvëshjes Rama-Basha, vendin e partisë së vogël opozitare në KQZ-së e ka zënë Denar Biba, i cili më herët ka qënë propozim i socialistëve. Një problem tjetër i krijuar është kryetari, ligji parashikon qe ai i përket mazhorancës, por sot KQZ drejtohet nga Klemet Zguri i opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vështirësia në të cilin ndodhet ky komision dhe delikatesa për ta trajtuar,  vërehet edhe tek hezitimi i paleve politike për të  bërë lëvizjet edhe pse KQZ ka njoftuar  kuvendin që në 11 shtator për përfundimin e mandatit të 4 anëtarëve.

Brenda mazhorancës ka zëra që kjo situatë duhet zgjidhur me konsensus, ndërkohë në kampin opozitar Basha, e ka më të vështirë edhe për  shkak të presionit  që ka nga LSI.

Akoma i paqartë  mbetet qendrimi i PD, nëqoftëse do të kërkojë  konsensus për të gjetur zgjidhje në frymë të kodit zgjedhor apo do e perdorë këtë moment për rritjet e tensionit politik.

KQZ është isntitucion që rregullohet në kod zgjedhor, por krisja e parë e tij  ka ardhur  në vitin  2013 kur Sali Berisha në atë kohë kryeministër,  shkarkoi Ilirian Muhon e LSI-së dhe si rrjedhojë  2 anëtarët e PS dhe një i PBDNJ-së dhanë dorëheqje. Situata në këtë komision u komplikua akoma më shumë në vitin 2016 pas marrveshjes Rama-Basha.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?