KQZ ndan 37 mandatet e qarkut të Tiranës. PSD djeg listën e mbyllur
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut të Tiranës.
19 mandate janë për PS, 13 për PD, 2 për Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.
Përveç pikëpyetjes se kush do ta marrë mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria bëhet”, bëhet me dije PSD e Doshit do të djegë listën e mbyllur të Tiranës.
Mandati pritet t’i kalojë të parit nga lista e hapur, Tedi Mula. 30-vjeçari mori 2500 vota, dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës dhe sipërmarrës në fushën e AgroPërpunimit.
Ndërkohë, beteja Lapaj-Shabani për mandatin e vetëm që fituan më 11 tashmë është zhvendosur në KQZ, ku përfaqësuesja e partisë “Shqipëria Bëhet” kërkoi edhe njëherë që mandati t’i kalojë listës së hapur.
“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Sipas marrëveshjes së koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka paraqitur dorëheqjet nga kandidimi para fillimit të procesi të rinumërimit dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorëheqja është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorëheqje nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garuese”, tha Dorina Prethi.
PS: 19 mandate
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Nga lista e hapur:
Blendi Gonxhja
Erion Braçe
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Ornaldo Rakipi
Anila Denaj
Olta Xhaçka
PD: 13 mandate
Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi
Nga lista e hapur: Jorida Tabaku
Partia Mundësia: 2 mandate
Agron Shehaj
Erald Kapri
KOHA JONË SONDAZH

