KQZ nis verifikimet për Elvis Roshin
Një ditë pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, struktura e posaçme për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin ka nisur verifikimin e të dhënave për kryetarin Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshin.
KQZ njoftoi sot se verifikimi nisi me udhër të kryeprokurorit, për shkak se formulari i vetëdeklarimit, i Elvis Roshit ka paqartësi dhe mungesë informacioni. Roshi pranonte se ishte proceduar dhe gjykuar në Gjermani, por nuk shpjegonte motivin.
Ai shënonte se nuk mbante mend as kohën e gjykimit dhe as arsyen. Verifikimet do të kryhen për të parë nëse vepra për të cilën ai është gjykuar përfshihet në ligjin për dekriminalizimin dhe nëse duhet të procedohet për t’i hequr mandatin si kryetar i Bashkisë së Kavajës.
KOHA JONË SONDAZH

