KQZ njeh veç 3 bashki pa kryetar, në garë edhe ”Foltorja”

Nga: Redjon Shtylla

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kthimin e përgjigjes për Presidentin Ilir Meta i cili kërkoi informacion në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të bashkive, njoftoi se njeh vetëm 3 bashki pa kryetar, e jo 6 sa janë në realitet.

KQZ-ja thotë se bashkitë pa kryetar janë: Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se nuk ka dijeni për bashkitë Lushnje, Rrogozhinë dhe Durrës, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

Shkodra është e vetmja bashki që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.

Ajo që ka interes është beteja e PD-së zyrtare që ende drejtohet nga kryetari Lulzim Basha, dhe “Foltorja” e drejtuar nga Sali Berisha. Në takimin që pati me demokratët në Shkodër, Berisha bëri të ditur se grupi ”Foltorja” do marrë pjesë më logon “PDSH”, në zgjedhjet e pjesëshme për kryetarët e 6 bashkive, ndërsa sipas tij grupi Basha nuk ka të drejtë ligjore për të përfaqësuar këtë parti.

Mënyrat ligjore janë të përcaktuara, dhe Sali Berisha me siguri do të gjejë rrugën e duhur ligjore për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Do të jetë një garë e fortë mes dy PD-ve, dhe duket që Sali Berisha nuk bën hapa pas.

Po ashtu një element i rëndësishëm është edhe ”fitorja” e parë e Lulzim Bashës. Në Fier ai u prit me protesta, por arriti të shkrinte akullin dhe mbledhjen me demokratët e mbajti.

SHKARKO APP