KQZ pro datën 6 mars për zgjedhjet lokale
Pas zgjedhjeve një partiake të vitit 2019, për 6 bashki si ajo e Rrogozhinës, Durrësit, Shkodrës, Vorës, Dibrës apo dhe e Lushnjes, do të kemi zgjedhje të parakohshme, kjo me shumë mundësi më datë 6 mars të këtij viti. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta si datë për zgjedhjet e pjesshme, pikërisht datën 6 mars.
”Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”.
Ajo që ka rëndësi në këtë proces është PD-ja, dhe sesi do të futet në zgjedhje. Kampi Basha thotë se janë ata PD-ja e vërtetë, njëjtë edhe si kampi Berisha që pretendojnë se me Këshillin Kombëtar që mbajtën më 11 dhjetor. Kuvendi miratoi edhe një Komision Rithemelimi prej 29 anëtarësh që pritet të marrë në dorë drejtimin e partisë deri më 22 mars të 2022, kur do të thirret një Kuvend i ri.
Të dyja palët kanë deklaruar që do të marrin pjesë në zgjedhje, sesi kjo do të shikohet në ditët në vijim, pasi në lojë janë edhe aleatët e PD-së. Zgjedhjet e 6 marsit, për 6 bashkitë janë një test për PD-në.