KQZ rrëzon Bindjen, zgjedhjet në Tiranë e Shkodër të rregullta

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar dy kërkesat ankimore të Partisë Bindja Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha Qendrat e Votimit të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe Bashkia Shkodër.

Bindja Demokratike ka ankimuar procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore ku ajo konkuroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie.

Anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj, ka dorëzuar dosjen në KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bindja Demokratike shpreh dyshime se procesi u administrua keq. Ajo pretendon se pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?