KQZ: Të bëhet transparencë për financimin e partive

Teksa pas disa muajsh nisin zgjedhjet lokale, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor.

Ai gjithashtu bëri thirrje të bëhet transparencë për financimin e partive.

“Sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve. Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesiurit zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj.

Kjo është rruga më e mirë që cështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë. Me këtë rast i bëj thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë,” tha Zguri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?