KQZ vendos sot për Bindjen

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, do të shqyrtojë sot në orën 11:00, dy kërkesat ankimore të Partisë Bindja Demokratike, për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha Qendrat e Votimit të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe Bashkia Shkodër.

Bindja Demokratike ka ankimuar procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore ku ajo konkuroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie.

Anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj, ka dorëzuar dosjen në KQZ. Bindja Demokratike shpreh dyshime se procesi u administrua keq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?