KQZ verifikon sot nëse në Durrës votuan qytetarë pa qenë në Shqipëri

 

Ka rrezik qe zgjedhjet ne Bashkine e Durresit mund te perseriten. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë sot 7 kutitë e materialeve zgjedhore për 7 qendra  votimi në Durrës. Vendimi u mor me datë 10 Korrik pas ankimimit të Partisë Demokratike.

Me kërkesë të dy anëtarëve të djathtë të KQZ, Vera Shtjefni dhe Hysni Osmanaj KQZ vendosi të verifikojë nëse qëndron apo jo pretendimi i demokratëve se në 21 qershor në 7 QV kanë votuar qytetarë që nuk kanë qenë në Shqipëri.

PD pretendon se  në këto qendra ka një numër votuesish shumë herë më pak sesa diferenca mes dy kandidatëve në garën për kreun e Bashkisë së Durrësit. Nese vertetohet kjo qe thote PD-ja ka mundesi qe zgjedhjet te perseriten ne Durres, duke shkuar prape ne mesin e gushtit ne votime. 

Akoma nuk eshte aq i qarte skenari , porse duket se si me marifet edhe LSI po ia jep nje dore Rames per Durresin, qe ta rrezoje, duke i kthyer kusurin e Lezhes, Pogradecit, Mallakastres dhe Vores ku PS e groposi LSI.

SHKARKO APP