KQZ vijon edukimin e komunitetit rom për zgjedhjet e vitit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), zhvilluan sot një bashkëbisedim rreth projektit mbi informimin, sensibilizimin dhe edukimin e komunitetit rom për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023.

Diskutimi vjen pas gjetjeve dhe konkluzioneve të nxjerra nga organizata IRCA, me të cilën KQZ Shqipëri zhvilloi më shumë se 40 takime në të gjithë vendin.

Falë këtij projekti, përfaqësuesit e IRCA theksuan rritjen e pjesëmarrjes të pakicës rome dhe egjiptiane në zgjedhjet e datës 14 maj 2023. Projekti me moton “Për Romët, Me Romët” u realizua me mbështetjen e Ambasadës britanike në Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të intensifikojë takimet dhe bashkëbisedimet me këtë pakicë kombëtare në vijimësi të edukimit të zgjedhësve për zgjedhjet e vitit 2025.

SHKARKO APP