Krime, ekstradime dhe larje hesapesh, këto janë ngjarjet më të bujshme të vitit 2025

Viti 2025 është shënjuar nga një sërë ngjarjesh të bujshme. Atentate mafioze, persona të përfshirë në veprimtari kriminale, ngjarje të reja dhe të vjetra të zbardhura nga SPAK, ekstradime të nivelit të lartë dhe larje hesapesh. Newsbomb.al ju sjell disa prej ngjarjeve kriminale që tronditën opinionin publik.

Vlonjati që u bë dorë e parë në tregun e kokainës

“Escobari” shqiptar I kokainës. Kështu njihej në Itali dhe në Amerikën Latine vlonjati Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi. Deri kur u ekstradua në Shqipëri në ditët e para të Janarit 2025, Dritan Rexhepi ishte një shqiptarët e cilësuar nga mediat europiane dhe ekuadoriane si një nga top-trafikantët e pluhurit të bardhë që kishte përmbytur Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bosi I kartelit “Kompania Bello” kishte mundur të bënte bashkë të gjitha grupet shqiptare në Amerikën Latine dhe kontrollonte çmimin e kokainës, duke qenë direkt “dorë e parë”. Dritan Rexhepi njihet për niveline tij të sofistikuar të arratisjeve nga burgjet vendase në Ekuador dhe guximin për të fortifikuar pozitat e karteleve shqiptare në tregtinë globale të kokainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Shqiptari Dritan Rexhepi

Goditja e grupit kriminal “Bajri” dhe saga e hakmarrjes që përgjaku kryeqendrën e veriut

Konfliktet e hershme mes dy fiseve Bajri e Lici për kontrollin e Shkodrës, kulmuan në vitin 2018 me nisjen e një serie vrasjesh në të dy krahët, që vijon edhe pas shtatë vitesh. SPAK ka mundur të zbardhë ekzekutimin e Fatbardh Licit në mes të Shkodrës dhe ka dërguar në gjyq 4 të pandehur.

Behar Bajri, Safet Rustemi (Bajri), Astmer Bilali dhe Eria Ago, janë katër personat për të cilët SPAK, njofton se ka dërguar dosjen për gjykim, duke i akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e shtetasit Fatbardh Lici, xhaxhai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Ilustrim: Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci – Behar Bajri, Bilali dhe Safet Bajri

Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit në Lezhë dhe shënjestra e gabuar në Tiranë

Banorët e fshatit Pllanë e njihnin si një person të qetë Gjovalin Prendin, deri mbrëmjen e 17 Prillit 2025, kur në prag të Pashkëve, ai u ekzekutua me breshëri plumbash në lokalin e tij krah rrugës nacionale në Lezhë. Faji I tij I vetëm ishte se ishte babai I Roan Brahimit.

I njohur si eksponent I krimit dhe armik i Ervis Martinaj, djali I Gjovalinit u vra një vit më parë në prag të Pashkëve, në vitin 2024, në Athinë. Autorët kishin zgjedhur pothuajse të njëjtën periudhë të vitit, si dhe të njëjtën ditë me atë kur ekzekutuan Roanin.

Kur e gjithë vëmendja ishte mbi ngjarjen e Pllanës, një gabim në shënjestrën e atentatorëve, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi me katër viktima në Tiranë. Ashtu si u raportua, menjëherë pas vrasjes së babait të Roan Brahimit, një skuadër ekzekutorësh tentoi pak orë më vonë të vriste në Tiranë dhe gruan e djalit të tij.

Ajo jetonte në një nga zonat më luksoze në periferi të Tiranës dhe përdorte një mjet Mercedes G Class. Të njëjtin mjet e kishin edhe fqinjët e saj, me targë gati identike, dhe në tentativë për të vrarë gruan e Roan Brahimit, atentatorët qëlluam me breshëri mbi G Class e fqinjëve të saj dhe plagosën tre të mitur, si dhe shoferin e familjes. Ata janë djemtë e një biznesmeni që nuk ka lidhje me asnjë nga ngjarjet, por rastësia dhe ndodhja e mjetit në kohën e gabuar në vendin e gabuar, gat isa nuk shkaktoi një tragjedi.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Babë e bir, Roan Brahimi dhe Gjovalin Prendi

Ekstradimet që thyen “mitin” e Perlës së Gjirit

Florenc Çapja ishte I radhës mes eksponentëve të lartë të krimit që Dubai vendosi t’i prishte rehatinë dhe ia dorëzoi homologëve shqiptarë të Interpol. Ai mban mbi supe një dënim me burgim të përjetshëm, për vrasjen e së Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012 në Elbasan, ndërkohë që pas zbërthimit të komunikimeve në “SKY EÇ”, doli se kishte siguruar kushtet për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, plan I cili nuk u realizua.

Këto janë ato që kanë rrjedhur në publik, pasi 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të fuqishëm kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Florenc Çapja

Atentati që përgjaku Shkodrën në ditën e parë të shkollës

Të hënën e 8 Shtatorit kryqendra e veriut u trondit nga një atentat që kishte në shënjestër Erogen Vason, një personazh I njohur në Shkodër si politikan local dhe eksponent I krimit, për shkak të marrëdhënieve me grupin kriminal Bajri. Vëllai I tij Denis Bajri është ekstraduar muajt e fundit nga Dubai si ekzekutor I Gjin Boriçit, ndërkohë që Erogeni rreth dy dekada më parë është akuzuar vet për “gjoba” ndaj bizneseve.

Ragip Gila u fut I armatosur në lokalin ku Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, po konsumonte kafen e mëngjesit me mikun e tij Armando Pali. Ky I fundit mbeti i vdekur në vend nga breshëria e plumbave dhe disa orë më vonë në spital ndërroi jetë edhe truproja I Vasos, Liridon Kraja, I cili qëndronte pranë tavolinës. Edhe Erogen Vaso u plagos, por mundi të jetojë, ndërkohë që Autori Ragip Gila u kap nga Policia në tentativë për t’u arratisur.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Erogen Brajoviç

Ekzekutimi që tronditi themelet e Republikës

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja në 6 tetor të këtij viti mund të konsiderohet si një ngjarjet më të bujshme dhe më të rënda në Shqipërinë e 35 viteve të fundit. Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit me 3 plumba nga Elvis Shkambi 30 vjeç, sapo gjyqtari mori vendim kundër çështjes së xhaxhait të tij. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, gjyqtari nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra. Po ashtu autori la të plagosur edhe dy personat që kishte konflikt, ndërsa më pas iu vetë dorëzuar policisë në ambientet e jashtme të Gjykatës së Apelit. Shkaku i vrasjes dhe konfliktit është godina e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen “Skanderbeg”, ku xhaxhai i autorit Gjon Shkambi, pretendon pronësinë për këtë objekt, ndërsa gjytari i ndjerë, vendosi kundër ttij.

Kjo ngjarje solli një reagim të fortë të politikës, medias dhe të organeve të drejtësisë, të cilët dënuan aktin e rëndë dhe vlerësuan figurën e gjyqtarët. Po ashtu, gjyqtarët u mblodhën dhe kërkuan që të shtoheshin masat e sigurisë në institucionet, pasi kjo ngjarje vuri në pikëpyetje sigurinë në institucionet e drejtësisë.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Gjyqtari i vrarë, Astrit Kalaja

Prita e Rinasit dhe dy të vrarët brenda S Class

Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, vetën 25 minuta pasi avioni i tij kishte prekur pistën e Rinasit, tronditi opinionin publik në vendin tonë mesditën e 11 nëntorit. Gilmando Dani një personazh i njohur për autoritetet e vendit tonë, i dënuar me burg dhe i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ishte duke udhëtuar së bashku me mikun e tij Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së, në momentin kur u goditën me breshëri armësh rrethrrotullimin e Rinasit, pak metra larg aeroportit. Dani mbeti i vrarë në vend, ndërsa Shaljani mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pas disa ditëve në spital.

Pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ku kanë ndaluar në fshatin Halil dhe kanë djegur automjetin që përdorën në atentat, në një zonë të pyllëzuar, pranë përroit të Halilit, rreth 14 nga aty ku kryen vrasjen e dyfishtë. Ngjarja sërish vuri në pikëpyetje sigurinë e vendit, pasi atentati ndodhi në një prej objekteve me rëndësi të veçantë siç është aeroporti i Rinasit. Edhe pse kanë kaluar mbi 50 ditë nga ky atentat, policia akoma nuk e ka zbardhur ngjarjen e rëndë, teksa ka shoqëruar vetëm disa persona.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani

5 vjet nga vrasja e Klevis Lleshit dhe fundi i “MONOPOL”

Në shtator të këtij vitit, SPAK zbardhi vrasjen e Klevis Lleshit, teksa si porositës i këtij krimi të rëndë ishte Aurel Hoxhën 36 vjeç, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri. I riu u ekzekutua për shkak të hakmarrjes, pasi kushëriri i tij, Arben Lleshi, i ekzekutuar me armë zjarri në burgun e Peqinit, kishte vrarë në Londër, Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës.

Si ekzekutor të këtij krimi, Hoxha kishte pajtuar Sabah Nuzin, i cili për krimin e rëndë që u zbardh falë zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar “Sky EÇ”, kishte marrë 50 mijë euro. Por SPAK nuk u ndal me kaq, pasi i sekuestroi Aurel Hoxhës, pasuri 5 milionë euro dhe bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit. Në pasuritë e sekuestruara nga SPAK është edhe lokali Monopol, në zonën e Myslim Shyrit. Dyshohet se pasuria e Aurelinjo Kalaveri (Aurel Hoxha), ka si burim aktivitete të jashtëligjshme.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Ilustrim: Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha – MONOPOL Lounge

Goditja e grupit të Shijakut dhe skandali me tjetërsimin e pronave

Zbërthimi i bisedave të aplikacionit të koduar “Sky Ecc”, goditi edhe një nga grupet më të fuqishme në vend, atë të Avdylajve dhe të “Rrumit” të Shijakut. Në pranga në lidhje me këtë operacion ranë Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos “Rrumi”, Enea Kume, Vlash Brahja dhe Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu. Ndërsa në kërkim u shpallën Aleksandër Laho, Alfred Doka dhe A.B. Pas disa muajsh, policia arrestoi në një apartament në Tiranë edhe Elidon Avdylaj alias Aldo Abdylaj.

SPAK e akuzon grupin kriminal për dy episode të ndryshme, për një vrasje me pagesë dhe për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit përmes falsifikimeve. Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar 11 pasurive me sipërfaqe totale 254.300 m², në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës. Ndërsa pas zbardhjes së përgjimeve në “Sky EÇ” u arrit të zbardhej edhe vrasja e Edmir Bregut, i cili u ekzekutua me urdhër të Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Aleksander Laho “Rrumi Shijakut”

Vrasja që përgjaku zgjedhjet dhe vendimi i gjykatës për liri

Arbër Paplekaj, autori i vrasjes së biznesmenit Pjerin Xhuvani në Elbasan katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021, u lirua nga burgu me kusht në 18 dhjetor të këtij viti nga Gjykata e Durrësit. Edhe pse fillimisht, Paplekaj, u dënua 22 vite burg nga shkalla e parë, ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht u dënua me 7 vite heqje lirie. Ish-efektivit të RENEA-s, iu njoh kryerja e dënimit nga Gjykata e Durrësit.

Ishte Gjykata e Apelit, e cila i ndryshoi dhe akuzën nga ‘vrasje në rrethana cilësuese’ në ‘vrasje në kushtet e tronditjes psikike” Paplekajt, duke lënë në fuqi dënimin me 7 vite burg. Apeli dha gjithashtu pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Ndërsa po ashtu të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

Larje hesapesh, ekstradime nga Perla e Gjirit, atentate mafioze dhe zbardhje e

Arbër Paplekaj në sallën gjyqësore

Marrë nga  Newsbomb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?