Kraja thirrje të rinjve në prag të 8 dhjetorit: Ta ndryshojmë politikën

Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja u kujton të rinjve shqiptarë se 8 dhjetori, dita e rinisë duhet të shërbejë si një referencë dhe një pikënisje, për një shprese të re. Në një status në rrjetet sociale, Kraja u bën thirrje tri ditë para kësaj dite të shënuar se vendi ka nevojë për demokratizim të dytë, ndërsa u referohet protestave të banorëve të ”Astirit”, prej ditësh në Tiranë.

Statusi i plotë:

Shqipëria ka nevojë për një demokratizim të dytë. Të rinjtë kanë nevojë për një shpresë të re! Në këto ditë protestash qytetare, 8 dhjetori që po afron duhet të shërbejë si një mësim historik për këdo që e sheh pushtetin si të përhershëm, qytetarin si të manipulueshëm, demokracinë si të negociueshme!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj ndërkohë që protestat e banorëve të Tiranës në mbrojtje të pronës private po marrin karakterin e një lëvizjeje mbarëkombëtare, mendoj që në cdo rast, ajo nevojitet të shoqërohet dhe me një #ALTERNATIVE !

Swiss Digital Mobile Reklama

8 dhjetori duhet të shërbejë si një referencë, një etalon matës, një pikënisje për brezat e rinj drejt një shprese të re. Politika duhet t’u ofrojë shqiptarëve të rinj frymëzim, idealizëm, një projekt konkret që shkon përtej kanabisit, korrupsionit e klientelizmit partiak…

Të rinjtë janë e ardhmja, vetëm së bashku me ta dhe vetëm duke nxjerrë mësimet e nevojshme nga e shkuara jonë, mund ta nxjerrim Shqipërinë nga moçali ku po mbytet dita ditës. Të jetësojmë së bashku një ëndërr për atdheun tonë, ashtu si para 27 vitesh, të mos kemi frikë të përballemi me pushtetin, t’a ndryshojmë politikën, t’a bëjmë atë më njerëzore, europiane, më demokratike e të lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?