FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krasniqi: Mbrojtja nga dezinformimi sfidë, verifikimi i fakteve nuk duhet të prodhojë censurë

Në drejtimin e kryetarit Erion Braçe, Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” zhvilloi një seancë dëgjimore me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ); Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP); Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi në fjalën e saj e konsideroi mbrojtjen nga dezinformimi, si sfidë të institucionit që drejton. “Është para së gjithash sfidë profesionale pasi lidhet ngushtësisht me aftësinë e profesionistëve për verifikimin e burimeve pavarësisht presionit për të qenë i pari apo presionit për klikime së fundmi”, deklaroi Krasniqi.

“Është sfidë standardesh demokratike pasi verifikimi i fakteve, burimeve nuk duhet të prodhojë censurë” tha Krasniqi. Kryetarja e AMA-s theksoi vendosmërinë e institucionit që ajo drejton në luftën kundër dezinformimit, si një garantim i ekuilibrit nëpërmjet lirisë së shprehjes nga njëra anë dhe formimit profesional nga ana tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?