Krasniqi: Zgjedhjet në Dibër dështim, paralajmërim për zgjedhjet e 2017-ës
Muharrem Rama fitoi me një rezultat të thellë në Dibër duke i dhënë së majtës më shumë siguri në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Por cilat ishin problemet që u evidentuan në zgjedhjet e Dibrës dhe përse politika u investua aq shumë?
Për të diskutuar mbi këtë temë, këtë të martë në Zululand ka qënë i ftuar politologu Afrim Krasniqi.
Në qëndrimin e tij gazetari Mustafa Nano tha se të në Dibër u konstatuan dy ngjarje: e para, zgjedhjet ishin të shëmtuara (nga mënyra e organizimit) dhe së dyti, pavarësisht kësaj, opozita qartazi ka humbur. Nano e përsëriti shpesh këtë ide gjatë emisionit në një formë tjetër: problemet në zgjedhjet e Dibrës janë një njollë për maxhorancën, por nuk janë kurrsesi një alibi për opozitën.
Politologu Afrim Krasniqi tha se zgjedhjet ishin testi i parë politik pas Reformës në Drejtësi dhe ky test, sipas tij, dështoi në mënyrë spektakolare.
“Ky test dështoi në mënyrë spektakolare së pari në elementin zyrtar: kandidatët nuk arritën t`i nënshtroheshin procedurës teknike të dekriminalizimit, ata hynë në fushat pa kaluar fazën e verifikimit, pasi sipas ligjit për dekriminalizimit kandidatët duhet të lajmëronin 20 ditë para KQZ-në. Në lidhje me zgjedhjet, nuk ishin dibranët ata që zgjodhën, ishin grupet klienteliste që përcaktuan fituesin. Që nga viti 1994 çdo zgjedhje e pjesshme është fituar nga qeveria” u shpreh Krasniqi.
Sipas tij e djathta humbi pasi kanidiati i saj edhe pse mjaft pozitiv nuk kishte lidhje me Dibrën dhe nuk u zgjodh nga baza. Ndërsa triumfin e së majtës ai e lidh edhe me një tjetër fakt:
“Pothuajse shumica absolute e biznesmenëve të kromit dhe biznesmenët e Bulqizës, të cilët marrin leje nga Minsitra e Energjitikës, ishin në dispozicion të fushatës elektorale, e cila drejtohej nga Minisitri i Energjitikës. Ata njerëz nuk kishn lidhje me Dibrën dhe aty kishte konflikt interesi pasi gjatë fushatës pjesa më e emadhe e tyre morën gjithë kompensimin financiar të TVSH-së që shumica e bizneseve e marrin në fund të vitit, pra ishin para e ndere qe kthehen në vota dhe në lobe të ndryshme financiare. Në thelb kjo prek etikën elektorale” nënvizoi politologu Krasniqi.
Për të zgjedhjet e Dibrës janë paralajmërim për zgjedhjet parlamentare që do të pasojnë, në të cilat PD ka gjasa të humbasë. Sipas tij e djathta duhet të ndalet dhe të bëj një analizë të të gjitha humbjeve.
“Problemi i madh është që PD duhet të kuptojë se është parti politike dhe nuk duhet të përfaqësojë vetëm interesat e një grupi të vogël njerëzish që ndodhen aty. Ajo duhet të ofrojë diçka ndryshe. Besoj se shumica e njerëzve ne PD duan që ajo të mos fitojë në zgjedhjet e ardhshme. PD duhet të reformohet në të kundërt do të humbasë zgjedhjet” ka vërjetur Krasniqi.
Më tej ai kritikoi edhe qendrimin e dy partive pas zgjedhjeve në Dibër.
“Kryeministri Rama duhet të deklaronte se të gjitha incidentet që ndodhen do të hetohen ndërsa kryetari i opozitës, Basha duhet të falenderonte qytetarët për votat dhe jo t`i fyente duke u thënë se jeni qytetarë të shitur” përfundoi opinionin e tij Krsaniqi.
KOHA JONË SONDAZH

