Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kremlini njofton takim mes Trump dhe Putin në ditët në vijim

Aktualitet E enjte, 7 Gusht 2025 12:45
Kremlini njofton takim mes Trump dhe Putin në ditët në vijim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar “në parim” edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov.

“Me propozimin e palës amerikane, është arritur pajtueshmëri në parim për mbajtjen e një takimi dypalësh në nivelin më të lartë në ditët në vijim”, theksoi Ushakov.

Javën e ardhshme është data e synuar për takimin, tha Ushakov, duke shtuar se organizimi i ngjarjeve të tilla kërkon kohë dhe asnjë datë nuk është konfirmuar ende. Vendndodhja e mundshme do të bëhet e ditur “pak më vonë”, sipas tij.

Ai gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të jetë pjesë e këtij takimi për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë – një ide që Shtëpia e Bardhë tha se Trump është i gatshëm ta shqyrtojë.

“Ne propozojmë, para së gjithash, të përqendrohemi në përgatitjen e një takimi dypalësh me Trumpin dhe e konsiderojmë më të rëndësishme që ky takim të jetë i suksesshëm dhe frytdhënës”, tha Ushakov.

Një takim mes Putinit dhe Trumpit do të ishte i pari që nga rikthimi i presidentit republikan në detyrë këtë vit. Ai do të përbënte një moment të rëndësishëm në luftë, ndonëse nuk ka asnjë garanci që një takim i tillë do të sjellë fundin e luftimeve, pasi Rusia dhe Ukraina mbeten shumë larg në kërkesat e tyre.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 2 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 2 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 4 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zyrtarët perëndimorë e kanë akuzuar vazhdimisht Putinin për shtyrje të bisedimeve për paqe për të fituar kohë që forcat ruse të pushtojnë më shumë territore ukrainase. Putini në të kaluarën nuk ka bërë asnjë lëshim dhe do të pranojë vetëm një marrëveshje sipas kushteve të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, një sondazh i ri nga Gallup tregoi se ukrainasit po tregohen gjithnjë e më të etur për një zgjidhje të negociuar të luftës, me vetëm një të katërtën e të anketuarve që dëshirojnë ta vazhdojnë luftën deri në fitore.

Në vitin 2022, pasi Rusia e nisi pushtimit e plotë të Ukrainës në shkurt, Gallup kishte zbuluar se rreth tre të katërtat e ukrainasve të anketuar mbanin këtë qëndrim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 1 ore

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 2 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 2 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 2 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 23 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 13 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.