Kremtohet Pashka Orthodokse, mijëra besimtarë e turistë në Korçë dhe Berat

Mesnata solli për besimtarët ortodoksë, lajmin e mire se Jezu Krishti u ringjall pas kryqëzimit, pranim që qëndron në bazë të besimit të krishtere dhe kremtimit të Pashkës

Mijëra ishin besimtarët dhe turistët që e kremtuan festën në qytetin e Korcës

Ata u mblodhën në Sheshin para Katedraljes Ringjallja e Krishtit, për meshën e mesnatës të drejtuar Mitropoliti Imzot Johani.

Swiss Digital Desktop Reklama

JohaniLe të këndojnë zemrat tona dhe le të lavdërojë gjithmonë goja jonë lavdinë e Hyjit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkë me shpalljen u shpërnda edhe flaka e shenjte apo drita e hyjit, që besimtarët e marrin në shtëpi si dritë shprese, shoqëruar me trokitjen e vezëve të kuqe, çka simbolizon gjakun e Krishtit.

Në Berat, Mesha e shenje e mesnatës u mbajt në sheshin përpara katradrales së Shën Dhimitrit

Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë Jugut, Imzot Ignati, i cili drejtoi rritet e kësaj feste të madhe, uroi gjithë besimtarët për shëndet, lumturi, ndërsa të pranishmit u larguan me urime për gjithë shqiptarët

Të shumtë në numër ishin besimtarët që e kremtuan festën në Kishat ortodokse të Elbasanit, nga ku u larguan me urime për mirësi e dashuri

Disa qindra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë të mesnatës edhe pranë Kishat Ortodokse në Fier, Lushnjë, Sarandë e gjithë Shqipërinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?