“Krenar për shqiponjat tona”, Presidenti mbështet mjekët dhe infermierët
Në ditët e emergjencës për koronavirusin qytetarëve u kërkohet që të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin, ndërsa ekipet mjekësore janë ata që po punojnë pa ndalin në frontin e parë të përballjes me virusin. Në gjithë vendin, sot mjekët janë heronjtë që kanë detyrën më të vështirë ndaj dhe gjithë mbështetja qytetare e dhe institucionale është sot për stafet mjekësore.
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot në Facebook një foto të stafit mjekësor që po përballet me emergjencën e koronavirusit. Në foto shihen mjekët duke bërë simbolin e shqiponjës me dorë. Në mesazhin e tij, Presidenti Meta shkruan: “Krenar për Shqiponjat tona!”.
Lexoni edhe
Shkon në 38 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend
“Është vetëm fillimi!” Mjeku infeksionist: Ky virus ka frikë vetëm kujdesin e disiplinën
Ambasadorja Kim uron Ditën e Verës: Le të mbajmë distancë fizikisht,
Dom Gjergj Meta, qeveritarëve: Sigurohuni të mos mungojë sapuni dhe uji, lini mjekët të flasin
Këshilla e pedagoges shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë