Kreshnik Spahiu: Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar marrjen në pyetje të kryebashkiakut të Erion Veliaj për 5 orë nga SPAK lidhur me hetimin pasuror. Spahiu thotë se Veliaj është pyetur nga SPAK për 4 bileta avioni në 2008, 2010, 2011.

Sipas Spahiut, kjo është komike në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011.

“Veliaj është pyetur për 4 bileta të vitit 2008, 2010, 2011. Sot prokurorisë i duken prova katër bileta të viti t2011, dhe jo 4 të vrarë në bulevard që ka bërë Berisha. Ky është dallimi mes Berishës dhe Veliajt. Për Berishën nuk guxon njeri t’ia konsiderojë 4 të vrarë, kanë 14 vite që kërkojnë një gëzhojë, thonë s’kemi gjetur gëzhojën. Të thërrasin për 4 bileta avioni kur duan të të fusin në sitën e drejtësisë, nuk po e mbroj. Berisha as dëshmitar nuk është thërritur, as si person si dijeni”, tha Spahiu, i ftuar në Report TV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spahiu thotë se Veliaj nuk është eksponenti që kontrollon politikën shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?