Kreu i AKEP i drejtohet ministrit Lleshaj: Jepi fund këtij poshtërimi

lir Zela, kreu i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), i është drejtuar me anë të një letre ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmbajtja e letrës tregon degradimin e institucioneve shqiptare.

Zela i ankohet Lleshajt për sorollatjen që i bëjnë institucionet për aplikimin për pasaportë. Kreu i AKEP flet për një poshtërim të hershëm që u bëhet qytetarëve që duan të aplikojnë për këtë dokument por ai është kujtuar të denoncojë skandalin vetëm tani që po përballet vetë me këtë situatë.

Në këtë letër që dërgohet nga drejtuesi i një institucioni te një institucion tjetër, përdoren terma aspak normal për një komunikim zyrtar. Zela i drejtohet Lleshajt me “i dashur vëlla” apo “i dashur ministër”, ndonëse komunikimi i tij duhet të ishte ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Letra e kreut të AKEP për ministrin e Brendshëm:

Swiss Digital Mobile Reklama

I nderuar ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj!

Po ju shkruaj publikisht me lutjen për tu marrë seriozisht me dhënien fund të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sa herë bëjnë një aplikim për pasaportë. Sot u paraqita për aplikim në pikën pranë njësisë 2 dhe aty nuk kishte shërbim. Asnjë njoftim për arsyen dhe as ku duhet të drejtohet qytetari. Me dashamirësinë e punonjësve të njësisë 2 mësova se duhet të shkoja për aplikim tek njesia 5.

Kur paraqitem aty me kërkojnë pasaportën e vjetër që ta dëmtojnë para se të bëj aplikimin për të rënë. U them se duhet të udhëtoj ndërkohë që përgatitet e reja. Më thonë që kështu është rregulli. Çfarë është ky rregull antikushtetues që pengon të drejtën time kushtetuese për të lëvizur? Apo është interesi i ALEAT përmbi Kushtetutën e Shqipërisë!

Dhe një gjë tjetër i dashur vëlla: pse duhet të shkojë qytetari në tre vende katër herë për të bërë një pasaportë? Dy herë tek gjendja civile, një herë tek ALEAT dhe një herë në polici? 5 ditë punë i dashur Ministër!

Për të mos folur për çmimin e pasaportës që e kanë vënë sikur të ofrojnë shërbim me standard të barabartë me SHBA.

Të lutem jepi fund ketij poshtërimi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?