Kreu i AKEP, Zela: Tarifimi i shërbimit roaming shumë shpejt drejt zerimit
Qeveria shqiptare është e gatshme të rishikojë tarifat e shërbimeve roaming me vendet e rajonit.
Lajmi bëhet me dije nga kreu i Autoritetit të Konkurencës, Ilir Zela, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thekson qeveria shqiptare ka kërkua në Samitin e Shkupit përshpejtimin e rishikimit të tarifimit të këtij shërbimi që të shkojë drejt zerimit.
“Në Digital Summit, e mbajtur këto ditë në Shkup, zonja Senida Mesi shprehu gadishmërinë e Shqipërisë për reduktimin e tarifave roaming me vendet e Rajonit dhe përshpejtimin e zerimit të tyre. Njëkohësisht, ajo theksoi dhe rëndësinë që kjo gjë të vijojë edhe me të gjitha vendet e BE-së. Përtej vështirësive dhe kompleksitetit, integrimi duhet të punojë në favor të qytetarëve. Kënaqësi të jem pjesë e kontributit në këtë drejtim”,- shkruan kreu i AKEP-it në njoftimin e tij.

KOHA JONË SONDAZH

