Kreu i arkitektëve jep dorëheqjen
Fill pas intervistës në emisionin të Paeskspozuairt të gazetarit Ylli Rakipi, , kreu i Shoqatës së Arkitektëve, Maksim Mitrojorgji ka lajmëruar se ka dorëzuar dorëheqjen e tij.
I kontaktuar nga Ora News Mitrojorgji nuk ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes, por nënkryetari i shoqatës së arkitektëve ka dhënë një version.
Sipas Arben Biçoku dorëheqja e Mitrojorgjit bëhet për shkak të përfundimit të mandatit dhe se shoqata e arkitektëve do ti nënshtrohet zgjedhjeve për drejtuesit e rinj.
Fillimisht Maks Mitrojorgji u deklarua së bashku me anëtarët e tjerë të shoqatës së arkitektëve kundër ndërtimit të stadiumit të ri, mbi veprën historike të Gerardio Bosios. Por më pas në mbledhejn e KKT drejtuar nga kryeministri Rama, Mitrojorgji tha se ishte dakord me projektin.
KOHA JONË SONDAZH

