Kreu i bashkisë Gramsh, Ajazi: Të hënën nis vlerësimi i dëmeve nga zjarret, dosja gati brenda një jave

Bashkia e Gramshit, një ndër zonat më të prekura nga zjarret, do të nisë të hënën punën në terren për vlerësimin e dëmeve. Kryebashkiaku Besian Ajazi ka publikuar letrën e prefektit të qarkut Elbasan Ilir Bejtja, kjo drejtuar bashkive të tjera të këtij qarku për të ndihmuar në burime njerëzore bashkinë e Gramshit në këtë proces.

“Falë mbështetjes së Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja dhe kolegëve të bashkive të qarkut, Elbasan, Librazhd, Cërrik, Prrenjas, Peqin dhe Belsh, të cilët po na mbështesin me burime njerëzore, inxhinierë, topograf, veterinerë dhe agronomë, ditën e hënë nisim punën në terren me 8 grupe njëkohësisht për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve (banesa, pajisje shtëpiake, bagëti, të mbjella etj) të shkaktuara nga zjarri masiv në Njësinë Administrative Skëndërbegas”, bëri të ditur Ajazi.

Ajazi siguroi se brenda një jave dosja e plotë e dëmeve do të jetë gati dhe do t’i dorëzohet institucioneve përgjegjëse dhe donatorëve të shumtë, të cilët kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bejtja drejtuar bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin dhe Belsh kërkohet që këto bashki të vënë në dispozicion të bashkisë Gramsh grupe pune të përbëra nga specialistë të planifikimit urban, inxhinierë ndërtimi dhe infastrukture; punonjës të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit; si dhe përfaqësues të emergjencave vendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?