Kreu i bashkisë së Belshit në prag arresti nga SPAK, bashkë me të edhe zyrtarë të tjerë

Kreu i bashkisë së Belshit, Arif Tafani është në prag arresti nga SPAK. Nëpërmjet V.K.M Nr.683 datë 28.09.2016 “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga realizimi i projektit “Ansambli i Rilindjes Urbane, Belsh janë shpronësuar disa pronarë për ti lejuar më pas të drejtën bashkisë të zhvillonte këtë qytet.

Për kryetarin e bashkisë Belsh, Arif Tafani, V.K.M Nr.683 datë 28.09.2016 “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga realizimi i projektit “Ansambli i Rilindjes Urbane, Belsh, ka qënë një hambar për përfitime të padrejta për të dhe miqtë që ai kryen veprime korruptive në këtë qytet.

Tafani është kallzuar në “SPAK” për një mega vjedhje e cila është kryer në mënyrë korruptive në bashkëpunim me disa subjekte tregtare, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë qytet. Ndërtimi i këtyre pallateve kanë lidhje vetëm me interesa të vetë Tafanit, dhe oligarkëve që e rrethojnë atë dhe një prej të tyre është dhe subjekti “Tre vëllezërit Fratri”, subjekt tregtar i cili ushtron aktivitetin e tijë tregtar po në qytetin e Belshit. Në këtë aferë korruptive janë përfshirë edhe 7 punonjës të tjerë të bashkisë Belsh, të cilët me veprime konkrete janë bërë pjesë e krimit.

Publikuar nga webiste /In-Front.org/

SHKARKO APP