Kreu i FRD Tiranë, Agim Hoxhaj: Personi i shfaqur në videon e “STOP” nuk ka lidhje me FRD. Drejtësia të zbatojë ligjin

Një ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi një video skandal ku një Ilir Hadaj, një person i vet prezantuar si nënkryetar i FRD në Tiranë, ofronte vende pune në këmbim të votës.
Kreu i FRD- së Tiranë, Agim Hoxhaj, në një deklaratë për mediat ditën e sotme deklaron se dega e kësaj partie nuk ka asnjë lidhje me personin e shfaqur në pamjet e emisionit “Stop”. Hoxhaj shprehet se një individ i tillë nuk është regjistruar në këtë parti dhe jo më të ketë funksione drejtuese në FRD-në e Tiranës apo degë të tjera të kësaj force politike.
Hoxhaj shprehet se personi i video skandalit ka ardhur në zyrat e kësaj force politike gjatë ditëve të përplasjes me Policinë Bashkiake të Tiranës dhe mesa duket është pjesë e skemës për të dëmtuar këtë forcë politike.
Kreu i FRD-së në Tiranë falënderon mediat për kryerjen e misionit të tyre dhe kërkon nga drejtësia të trajtojnë rastin sipas gjithë procedurave përkatse.
Deklarate e FRD-së Tiranë, kryetari Agim Hoxhaj:
Lidhur me skandalin e përgjimit te dhënë nga emisioni Stop i Klan TV për njëfarë të vetëquajtur e vetëprezantuar si nënkryetar, distancohemi nga ky akt i cili nuk përfaqëson FRD dhe aq më tepër të jetë nënkryetar i FRD-së Tiranë.
Është vetofruar nëpër zyra e FRD-së në kuadër të kësaj fushate dhe pikërisht së fundi në momentin e pas fikjes se dritave nga ana e Bashkisë Tiranë. Përpjekje të tilla të diktuara nuk kanë për cënuar dhe për të ulur imazhin e FRD-se si një force e qendrës së djathtë, përfaqësuese e denjë e vlerave qytetare.
Për sa më sipër ftojmë institucionet përkatëse që rastin konkret ta trajtoje në baze të ligjit, gjë për të cilën ka dhe mbështetjen tonë.
Sulme të tilla politike të inskenuara sidomos në këto kohë fushate elektorale nuk janë të pashmangshme dhe sigurisht që as FRD-ja nuk mund të jetë imune duke pasur parasysh zgjedhjen e bërë të saj për të qenë pjesë e koalicionit të fitores së madhe opozitare për ndryshimin e madh te 25 prillit.
Kreu i FRD- se Tiranë
Agim Hoxhaj

SHKARKO APP