Kreu i FRPD-së, Xhaferri: Opozita do të rrisë presionin derisa kjo qeveri të dorëzohet

”Revolucioni vijon”, thotë Sali Berisha pas çdo proteste, ksëhtu u shpreh dhe sot. Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri thotë se tani është momenti për të shpëtuar pluralizmin. Për të kryeministri Edi Rama është arrogant dhe se opozita do të rrisë presionin derisa kjo qeveri të dorëzohet.

”I nisëm serioze për të ngritur kauzën dhe frymën te qytetarët fillim paqësore dhe pastaj sipas momentit. Ajo pjesë që jeton sot këtu vërtet mund ta ketë kapur agonia, rininë pashpresa por ata që jetojnë duhet ta demaskojnë këtë regjim.

Tani është momenti o sot o kurrë për të shpëtuar pluralizmin, njerëzit të kenë forume të caktuara ku të adresohen dhe nëse në 2019 ishin kapriço të Bashës të mos futej në zgjedhje.

Sot PD nuk po bën asnjë kapriço, por po na zvarrisin për arrogancë që të na lënë pa zgjedhje. Rama është arrogant dhe ajo nuk vjen nga marrëzia por nga një siguria që i vjen nga përtej oqeanit. Opozita do të rrisë presionin derisa kjo qeveri të dorëzohet. Mendoj se në Shqipëri sapo ka nisur një lëvizje që do i shkojë deri në fund”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP