Kreu i FSHZH-së paraqitet në SPAK, Dritan Agolli nuk flet për mediat

Këtë të martë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Kohë më parë është raportuar se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike, por nuk dihet nëse paraqitja në Prokurorinë Speciale ka lidhje me këto hetime të raportuara. Gjithashtu gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Transporteve.

 

 

SHKARKO APP