Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu: Siguria kombëtare, po aq e rëndësishme sa harmonia fetare!
Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, në intervistën e parë pas zgjedhjes në këtë pozicion nënvizon rëndësinë e ruajtjes së harmonisë fetare. Në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, kreu i KMSH-së tha: ‘Unë e quaj aq të shenjtë dhe aq të rëndësishme saç është siguria kombëtare për vendin tim po aq e rëndësishme është edhe harmonia ndërfetare në vendin tim dhe më gjerë- jo vetëm mes fetarëve, por gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend”.
Përtej mesazheve me natyrë fetare, kreu i KMSH-së dha edhe mesazhe kombëtare, ndërsa komentoi shprehjen e Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria”.
“Kjo shprehje më duket aktuale, që ne të jemi të unifikuar, të bashkuar për kauzën tonë, të Shqipërisë tone”, – tha Bujar Spahiu në RTSH.
KOHA JONË SONDAZH

