Kreu i Komunitetit Mysliman uron Izmot Arjan Dodajn: Do të kemi bashkëpunim të ngushtë
Emërimin e imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës e ka përshendetur edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
Ai shkruan se së bashku me Imzot Arjan Dodaj, dhe krerët e tjerë fetarë, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë përsa i përket ruatjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer të harmonisë ndër fetare
”Miku im, Arjan Dodaj, është përzgjedhur nga Papa Françeksu në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës. Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se, së bashku me Imzot Arjan Dodaj, dhe krerët e tjerë fetarë, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë përsa i përket ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer të harmonisë ndër fetare në vendin tonë”.