Kreu i Konfindustrias: Ligji i mbetjeve ka boshllëk

Debati në vend mbi ligjin që lejon importimin e mbetjeve, e ku industri të ndryshme në vend kanë ngritur shqetësimin se ligji ka një boshllëk që mund të ndikojë negativisht. Kjo sipas tyre con në rritjen në mënyrë të pakontrolluar të kuotave të importit të mbetjeve nga jashtë.

Konfederata e Industrive të Shqipërisë, nisur nga kjo i ka dorëzuar Kuvendit propozimin e saj për ta amenduar.

Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku është shprehur se kuotat e importit të mbetjeve e duhet të jetë në bazë të kapaciteteve prodhuese që ka vendi dhe jo industrive, pasi industritë mund t’i shtojnë ato në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pozicionuar pro lejimit të importit të mbetjeve, Konfindustria i ka propozuar Kuvendit që kuota e lejuar e importit për çdo produkt të jetë jo më shumë se 40% e sasisë së përgjithshme të mbetjeve përkatëse vjetore të prodhuara në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky amendim sipas Konfindustrias është dorëzuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe pritet të marë një përgjigje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?