Kreu i Londrës: Burrat që i bashkohen ISIS, të refuzuar nga femrat dhe shohin porno

Kreu i Londrës, Boris Johnson ka fyer rëndë luftëtarët e ISIS. Ai ka  thënë se xhihadistëtislamikë  kthehen në ekstremistë kur "ata janë refuzohen nga gratë".
 
Kryetari  i Londrës i bëri këto deklarata  në një intervistë për The Sun,  ku tha se individët, të cilët udhëtojnë për në Siri dhe Irak për të luftuar për Isis, kanë këto profile pasi mori në dorë një hetim të  MI5 mbi profilin 'tipik' të terroristëve.
 
Johnson tha: "Nëse ju shikoni, në të gjitha profilizimet psikologjike, kamikazët zakonishtshohin pornografi.
 
Më tej Boris Johnson vazhdoi:  "Ata janë të refuzuar nga femrat, ata nuk bëjnë seks me vajzat kështu që ata kthehen drejt formave të tjera për rehati shpirtërore, e cila sigurisht nuk është e rehatshme".

SHKARKO APP