Kreu i LSI-së Korçë, Mele: Niko Pleshi, një figurë shumë e konsumuar

Në një intervistë për emisionin “Korça Voton” në televizionin Korça Plus, kreu i LSI-së dega Korçë, Petrika Mele shprehet se Niko Peleshi, drejtuesi politik i partisë socialiste është një figurë shumë e konsumuar.

“Drejtuesit e institucioneve të partisë socialiste në qytetin e Korçës, janë figura shumë të konsumuara dhe shumë të paafta për ti shërbyer qytetarëve korçarë. Mjafton që vetëm të analizosh drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, Niko Peleshi ku si ministër bujqësie nuk arriti të gjenerojë asnjë vend pune për të rinjtë e qytetit të Korçës, duke ditur potencialin e jashtëzakonshëm që ka fusha e Korçës për zhvillimin e bujqësisë, pra nuk kemi asgjë të re nga partia Socialiste, po ashtu dhe Niko Peleshi është një person shumë i konsumuar, që nuk prodhon asnjë risi, pra një cikël i mbyllur politikisht”,-tha Mele.

SHKARKO APP