Kreu i OSBE-së, Rama: Forcim i dialogut për fuqizimin e grave dhe vajzave

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Grave, drejtuesit e lartë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) bënë thirrje për më shumë përpjekje në promovimin e barazisë gjinore dhe për dialog mes brezash për të garantuar përfshirjen e të rinjve. Kryetari i radhës së OSBE-së, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama,  Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger dhe Drejtoresha e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, theksuan se për nxitjen e barazisë gjinore është e rëndësishme që të dëgjohen përvoja dhe opinione të ndryshme dhe vunë në pah veçanërisht nevojën për përfshirjen e djemve dhe vajzave të reja.

Rama u shpreh se ”Sfidat e barazisë gjinore si lu fta kundër dhu nës ndaj grave, garantimi i pjesëmarrjes së grave në parandalimin dhe ndëmjetësimin e kon fliktit, pajtimin dhe nxitjen e fuqishme të mundësive të barabarta të grave në jetën sociale, ekonomike, publike dhe politike mund të përballohen vetëm nëse burrat dhe gratë e të gjitha moshave punojnë së bashku”. Kryetari i radhës gjithashtu theksoi angazhimin e OSBE-së për të vazhduar të punojë për avancimin e barazisë gjinore, si dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. “Ne po punojmë së bashku me të gjitha vendet anëtare për të nxitur avancimin e ligjeve, politikave dhe mjeteve zbatuese në një nivel krejt tjetër për mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të grave”.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger vuri në dukje sfidat për përfshirjen e grave në proceset e paqes në zonën e OSBE-së. ”Edhe pse sot, krahasuar me 25 vite më parë, ka më pak pabarazi gjinore në shumë fusha, përparimi ka qenë i ngadaltë. Në negociatat për paqe, gratë ende nuk kanë përfaqësim të konsiderueshëm. OSBE-ja është e përkushtuar në zbatimin e axhendës së grave, paqes dhe sigurisë, si dhe në përfshirjen e më shumë burrave dhe grave të reja në proceset e paqes”. Duke iu referuar rëndësisë së teknologjisë dixhitale për të ardhmen e barazisë gjinore, drejtoresha e ODIHR, Gísladóttir deklaroi ”Tashmë kemi një brez të grave të reja, të cilat u rritën në botën dixhitale dhe po bëjnë që zërat e tyre të dëgjohen. Në fakt, të rinjtë kanë sens të zhvilluar se çfarë do të thotë barazi e vërtetë, gjë që më bën optimiste”.

SHKARKO APP